ITALI – Prokurori i Barit, Giuseppe Volpe ka deklaruar sot se u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të mos lejojnë rimorkiatorë të paautorizuar, për të tërhequr relikën e tragetit të djegur “Norman Atlantic”. Në një deklaratë për mediat Volpe tha se Shqipërisë i është kërkuar të bllokojë aksionin për lëvizjen e anijes. Ai tha se nuk dihet qartë se kush i ka dërguar dy marinarët shqiptarë, që vdiqën gjatë rimorkimit të anijes, në këtë operacion.
“Nuk e dimë pse ata po përpiqen ta lëvizin anijen. Kemi kërkuar nga autoritetet Shqiptare që kjo të mos ndodhë.”- tha prokuroi i Barit.
Volpe theksoi se po hetohet pronari i anijes dhe kapiteni i saj për neglizhencë, gjë që shkaktoi fatkeqësinë me “Norman Atlantic”.
“Dua të shtoj dhe dy rimorkatiatorë shqiptarë, nuk e kemi kuptuar mirë, nëse janë dërguar nga firma, apo nga autoritetet shqiptare, po përpiqeshin të tërhiqnin anijen drejt brigjeve shqiptare. Dhe ndërsa shqiptarët, që nuk janë shumë të vlerësuar në këtë veprim, po bënin rimorkimin kanë ndodhur dhe vdekja e dy rimorkiatorëve shqiptarë.” – deklaroi Volpe. Autoritetet italiane i kanë kërkuar prokurorisë shqiptare leje për të bërë sekuestron e anijes, pasi anija ishte në ujërat territoriale shqiptare.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb