Në Angli është luftë kundër kohës për klubet e Premier League, të cilat duhet të garantojnë që stadiumet e tyre të respekojnë normativat e biosigurisë. Stadiume si “Goodison Park” i Evertonit, “Tur Moor” i Bërnlejt, “Vicarage Road” i Uotfordit dhe “Selhurst” i Kristal Palasit, mund të kenë probleme për të respektuar normativat dhe mund të kërkojnë më shumë kohë për të përmbushur kriteret, raportojnë mediat në ishull.

është e nevojshme që të ruhet distanca sociale dhe të garantohet që zonat të jenë sterile. Impiantet më të vjetër, në të cilin hapësirat janë më të ngushta, rrezikojnë që të mbeten jashtë zhvillimit të aktivitetit. Dha natyrshëm lind një pyetje në lidhje me Superligën dhe këmbënguljen e FSHF-së për të rifilluar aktivitetin. Nëse në Angli, ku stadiumet janë në nivel shumë herë më të lartë, për të mos thënë që ne vetëm mund t’i ëndërrojmë t’i kemi të tillë një ditë, po në futbollin shqiptar veç “Elbasan Arenës”, “Loro Boriçit” dhe “Air Albanias”, cilët janë stadiumet që garantojnë respektimin e kushteve të sigurisë? Përgjigja është e thjeshtë, asnjëri!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb