NORVEGJI

Janë rreth 300 pasagjerë që kanë shpëtuar deri tani nga më shumë se 1300 që ndodhen në anijen krocere Viking Sky, në avari në brigjet e Norvegjisë.

Qendra e kordinimeve të shpëtimit të Norvegjisë jugore siguron që nuk ka asnjë rrezik për personat në bordin e anijes dhe që të gjithë do të shpëtohen.

Forcat e shpëtimit shtuan që operacioni do të përshpejtohet sapo kushtet e motit të përmirësohen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Anija e Viking Ocean Cruises, e inauguruar në 2017, ka pasur probleme në largësinë 4.6 km në brigjet e rajonit të More og Romsdal, në perëndim të Norvegjisë kur ka lëshuar alarmin Sos.

Operacionet e evakuimit vazhdojnë me ritme të avashta, shkruan Bbc. Pjesa më e madhe e pasagjerëve janë britanikë dhe amerikan thonë forcat e ndihmës së shpejtë, por ka edhe shumë të tjerë nga vende të tjera.

Pesë pasagjerë të Viking Sky janë transportuar në spital pas mbërritjes së tyre në qendrën sportive të Farstad, ku është organizuar vendosja e tyre.

Lajmin e bën të ditur shefi i forcave zjarrfikëse Jens Petter Husoy për mediat lokale, pa thënë se cilat janë kushtet e tyre. Sipas website Marine Traffik, anija ishte prishur në Trimso në Stavanger, në jug të Norvegjisë, përpara se të bllokohej në zonën e Hustad, e njohur si një nga më të rrezikshmet e brigjeve norvegjeze.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb