Mijëra norvegjezë, shumë nëpërmjet internetit, të tjerë në parqe, ballkone dhe në shtëpi, iu bashkuan sot këndimit të himnit kombëtar për të festuar Ditën e Kushtetutës.

Mbreti Harald, mbretëresha Sonja, princi Haakon dhe princesha Mette-Marit dhe fëmijët e çiftit të princit Ingrid Aexandra dhe Sverre Magnus dolën në ballkonin kryesor të pallatit mbretëror për t’u bashkuar në këndimin e himnit.

Himni u parapri në formë përshendetjeje nga 21 të shtëna me armë zjarri.

Tradicionalisht, mijëra fëmijë dhe grupe shkollore marshojnë pranë pallatit mbretëror për të shënuar këtë ditë.

Për shkak të pandemisë, paradat e fëmijëve, të mbajtura për herë të parë në vitin 1906, u anuluan në të gjithë Norvegjinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb