Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në një klub nate në Oslo. Kështu ka bërë të ditur policia e kryeqytetit norvegjez, duke shtuar se ka disa të lënduar në gjendje të rëndë. Të shtënat kanë ndodhur në tre lokacione aty pranë, por më e keqja ka ndodhur brenda klubit të frekuentuar nga homoseksualët, veçanërisht i mbushur me njerëz që merrnin pjesë në Oslo Pride. Një 42-vjeçar me origjinë iraniane u ndalua nga policia me akuzën e vrasjes, tentativës për vrasje dhe akteve terroriste. Për autoritetet është terrorizëm.
“Dukej si një skenë lufte, me njerëz të shumtë në tokë me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar për mediat norvegjeze. “Vrasësi ishte shumë i vendosur. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua.
Marshimi i Krenarisë në Oslo i planifikuar për të shtunën pasdite tani po shqyrtohet nga autoritetet.
(tgcom24/BalkanWeb)