Norvegjia do të vazhdojë manovrat ushtarake ndërkombëtare, që përfshijnë rreth 15 000 trupa, pavarësisht zbulimit të një rasti me koronavirus në një kamp ushtarak, njoftoi ushtria norvegjeze.

Sipas saj, në një kamp në rajonin verior Troms, rreth 1 300 civilë dhe trupa janë vendosur në karantinë dhe ka të ngjarë të përjashtohen nga manovra “Përgjigja e Ftohtë”, e drejtuar nga Norvegjia.

Politikanët vendas kërkuan anulimin e manovrave, por ministri norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bakke-Jensen theksoi se kjo nuk ishte mundësi e mirë.

Ai shtoi se rreziku i infeksionit është më i madh nëse 15 000 ushtarë i drejtohen aeroporteve për t’u kthyer në shtëpi.

Manovra kryesore ushtarake zhvillohet në 12-18 mars, me rreth 6 000 trupa nga Belgjika, Britania e Madhe, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe rreth 9 000 trupa nga Norvegjia.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb