Norvegjia po rrit kontributin e saj në misionin e NATO-s të udhëhequr nga Gjermania në Lituani, në funksion të konfliktit të vazhdueshëm me Rusinë, njoftoi sot qeveria në Oslo.

Rreth 50 deri në 60 ushtarë do të dërgohen nga Norvegjia në Lituani, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, si dhe me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë. Forcat fillimisht do të qëndrojnë aty për tre muaj.

“Ne duam të kontribuojmë në një prani të shtuar të aleatëve në vendet baltike për të treguar solidaritet me aleatët tanë”, tha ministri norvegjez i Mbrojtjes Odd Roger Enoksen. Ministri lituanez i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas përshëndeti vendimin e Oslos duke e konsideruar si “shumë të rëndësishëm dhe të nevojshëm”. Duke folur në Vilnius, ai tha se “ne i jemi mirënjohës Norvegjisë për kontributin e saj të rëndësishëm në sigurinë rajonale.”

Sipas burimeve lituaneze, Norvegjia aktualisht siguron rreth 140 nga 1200 ushtarët e deritanishëm në njësinë e NATO-s, e cila është nën komandën e Gjermanisë. Ajo gjithashtu ka transferuar mjete luftarake dhe tanke në bazën Rukla në Lituani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: