Norvegjia do t’i kërkojë SHBA-së një prani ushtarake të rritur në tokën e saj me një dyfishim të numrit të ushtarëve që ndodhen aktualisht, afrimin e tyre me kufirin rus dhe një rritje të afatit kohor, njoftoi sot qeveria norvegjeze.

Vend anëtar i NATO-s, Norvegjia pret aktualisht që prej vitit 2017 në Vaernes (qendër të vendit) rreth 330 marinsa amerikanë, që ka shkaktuar protesta të ashpra nga ana e rusisë fqinje.

Të martën, Oslo u shpreh që ky kontigjent të arrijë 700 trupa, të mund të vendoset në Setermoen në veri të vendit, më pranë kufirit ruso-norvegjez (rreth 420 kilometra në vijë ajrore) dhe që ky dispozitiv të zgjasë pesë vite në raport të gjashtë muaj të rinovueshëm që është aktualisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: