Norvegjia do të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore norvegjeze ua kanë ofruar dozën e tretë vetëm personave mbi moshën 65-vjeçare, shkruan Reuters.

“Të gjithë personave 18 vjeç e më të vjetër do t’u ofrohet doza e tretë vitin e ardhshëm”, tha në një konferencë për gazetarë Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere.

Teksa 87 për qind e të rriturve në Norvegji janë vaksinuar me dy doza dhe 70 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar, numrat e rasteve dhe hospitalizimeve po rriten shpejt.

Pavarësisht përkeqësimit të gjendjes, shteti skandinav nuk do të futet në izolim, por do të përdorë pasaporta digjitale për t’i mbajtur hapur restorantet, sallat e koncerteve e sallat sportive, tha kryeministri norvegjez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: