NGA ERION KAÇORRI*
Zyrtaret norvegjezë kanë paralajmëruar se mund të bllokojnë çdo përpjekje të Britanisë së Madhe për t’iu bashkuar Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Disa mbështetës të Brexit kanë thënë se duke iu bashkuar EFTA-s që përbëhet nga vende jo anëtare të BE-së por që kanë lidhje të ngushta me unionin do të ishte një mënyrë që Britania e Madhe të ruajë lidhjet e saj të tregtisë së lirë me Europën.

Por për t’iu bashkuar EFTA-s kërkohet marrëveshje nga të gjitha vendet anëtare aktuale si Norvegjia, Islanda, Lihtenshtejni dhe Zvicra, duke i dhënë kombit skandinav të drejtën e vetos-s.

Menjëherë pas votimit më 23 qershor, ministrja norvegjeze për çështjet Evropiane Elisabeth Vik Aspaker, i tha gazetës Aftenposten: “Nuk do të ishte një ide e mirë për të lejuar një vend të madh në këtë organizatë. Ajo do të ndryshonte balancat, që nuk është domosdoshmërisht në interes të Norvegjisë”.

Norvegjia aktualisht është ekonomia më e madhe në këtë grup. Nëse Britania e Madhe do t’i bashkohej Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë do të zvogëlonte ndjeshëm rëndësinë e vendeve të tjera anëtare si ekonomia e pestë më e madhe në botë.

Ekziston edhe një shqetësim se marrëveshjet e negociuara tregtare me vende si Meksika, Kanadaja, Kolumbia dhe Katari mund të kenë nevojë që të rinegociohen nëse Britania e Madhe bashkohet në këtë grupim. David Davis, Sekretari i ri i Brexit në krye të negociatave, pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë norvegjeze në javët e ardhshme, raporton The Guardian.

Negociatorët e Brexit janë duke u përpjekur për të negociuar një marrëveshje që i jep Britanisë së Madhe sa më qasje ne tregun e përbashkët (BE) pa sakrifikuar lirinë e lëvizjes – të cilat janë parimet themelore të Bashkimit Europian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb