OKB-Gjetjet e raportit për Zhvillimin Njerëzor të Kombeve të Bashkuara për vitin 2015 tregojnë se vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia, ndërsa Shqipëria renditet e 85-a në botë, e fundit në rajon, së bashku me Bosnje dhe Hercegovinën.

Në listën e vendeve më të mira për të jetuar pas Norvegjisë vjen Australia, Zvicra, Danimarka, e ndjekur më pas nga Holanda, Gjermania, Irlanda. Këto rezultate bëhen të ditura nga studimi më i fundit i Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa në rajon, Kroacia është në vendin e 47-tën, Maqedonia renditet në vendin e 81-të, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 85.

Në mesin e 20 vendeve figurojnë edhe Singapori, Hong Kongu, Lihtenshtajni, Suedia, Britania e Madhe, Islanda, Koreja e Jugut, Izraeli, Luksemburgu dhe Japonia.

Sipas raportit të OKB-së, në mesin 20 vendet më të mira për të jetuar, 11 prej tyre janë në Evropë dhe 4 në Azi.

Nga ana tjetër, vendet më të këqija në botë për të jetuar janë Nigeria, Republika Qendrore Afrikane, Eritrea, Çadi, Burundi, Burkina Faso, Guinea, Sierra Leone, Mozambik dhe Mali. Këto vende janë klasifikuar si vendet me zhvillim të ulët njerëzor.

Rezultatet e raportit janë llogaritur bazuar në faktorë të tillë si varfëria, arsimimi, jetëgjatësia dhe faktorë të tjerë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb