Norvegji ka lehtësuar masat, ndërsa në përpjekje për t’ju rikthyer jetës normale, ka hapur disa shkolla. Mësohet se rreth 250,000 fëmijë të moshës 6 deri në 10 vjeç u rikthyen në shkolla pas gjashtë javëve të mësimit në distancë. Por, pavarësisht hapjes, për të ruajtur distancën fizike, klasat do të kenë vetëm nga 15 nxënës.

Ministria e Arsimit norvegjeze tha se qeveria po përgatit një plan për rihapjen e shkollave të tjera. Deri më tani në këtë shtet janë konfirmuar 7,533 raste me koronavirus dhe 193 viktima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: