Sot u përfol se ishte arritur marrëveshja ndërmjet federatës shqiptare dhe asaj norvegjeze për të zhvilluar një takim miqësor më 14 nëntor në “Elbasan Arena”. Nga hulumtimi në faqen zyrtare të kundërshtarëve për sfidën në fjalë kuptohet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Federata Norvegjeze e Futbollit njofton se ka gjetur dy kundërshtarët për datat e lira të miqësoreve më 9 dhe 14 tetor. Në këto dy data asnjë sfidë nuk rezulton se luhet kundër kombëtares shqiptare, por me Sllovakinë dhe Maqedoninë.
nor
Trajneri Lars Lagerbak deklaon se është i kënaqur që do të zhvillojë dy miqësore ndaj Maqedonisë dhe Sllovakisë. Ai shprehet: “Jam i kënaqur që do kemi dy miqësore në nëntor. Maqedonia dhe Sllovakia janë kundërshtarë të mirë. Të dyja ekipet janë zhvilluar kohët e fundit dhe kanë marrë rezultate pozitive. Çdo ndeshje na ndihmon të përmirësohemi” – përfundoi tekniku Lagerbak.

Tashmë nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari për miqësoren e programuar në muajin nëntor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb