Në lajmet e “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” të Gazeta Shqiptare mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim, Edi Rama, ‘streçing’ në Pezë me pantallona të shkurtra e trajner personal.

Edi Rama, ‘streçing’ në Pezë me pantallona të shkurtra e trajner personal

Çdo ditë zgjohet në orën 7 të mëngjesit, vesh rrobat sportive dhe pasi takohet me instruktorin e tij fillon të bëjë ushtrime fizike në ajrin e pastër të Pezës. E si mund ta nisë ditën ndryshe një ish-basketbollist si kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama? Përmes fotove ekskluzive “Bluetooth” sjell anën e panjohur të Ramës, pasionin e tij dhe ndryshimet që ka bërë së fundmi.

Stërvitja

Burime të beseushme të ‘Bluetooth’ bëjnë të ditur se stërvitja e liderit socialist Edi Rama ka qenë një kërkesë e tij si ish-sportist i vjetër duke vlerësuar rëndësinë që ka sporti në drejtim të proceseve mentale, fizike dhe sociale. Ushtrimet që ai bën çdo ditë, drejtuar nga profesor Rauf Dimraj, janë pa dyshim një nevojë për të patur rendimente të larta në drejtim të punës dhe angazhimit të tij të përditshëm.

Për më shumë mund të klikoni në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: