Profecitë e Nostradamusit janë të famshme, ndërsa ka pasur raste kur parashikimet kanë rezultuar të vërteta.

Njëqind vargjet e tij të kombinuara, ku flet për profeci për të ardhmen e botës janë të njohura. Ai ka mundur të parashikojë fuqinë e Napoleonit, ardhjen në pushtet të Hitlerit dhe madje edhe 11 shtatorin 2001.

Por çfarë ka thënë Nostradamusi për vitin 2017? Sipas orakullit më të njohur, ky vit që po vjen do të jetë tepër i trazuar. Kjo, sepse terroristët e mbarë botës janë duke kryer akte vrastare në mes të Evropës, ndërsa këto akte rrezikojnë edhe SHBA-të.

Në kontinentin e vjetër ka pllakosur kriza e rëndë financiare, papunësia është e lartë dhe gjithashtu ka protesta për shkak të kësaj gjendjeje.

Kina po ashtu është duke bërë lëvizje mjaft të fuqishëme, duke bërë të mundur që të jetë një shtet, ekonomikisht mjaft mirë. Edhe situata në Krime të Ukrainës vijon të mbetet e rëndë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: