Shqipëria nuk po arrin të lë gjurmë në këto Lojëra Olimpike, teksa i radhës që eliminohet është Kledi Kadiu. Notari kuqezi garoi në 100 m stil i lirë ku mbylli konkurrimin e tij me kohën 51 sekonda. Në baterinë e tij, Kadiu u rëndit i pesti por i 52-të nga 70-të notarë që morën pjesë në këtë stil, një kohë jo mjaftueshëm për të kaluar më tej.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të gjithë shpresat e tifozëve kuqezi janë kthyer tashmë tek Briken Calja me peshëngritësin që zbret në pedanë më 28 korrik. Calja është nga të paktët sportistë shqiptarë që marrin pjesë në Tokyo2020 që mund ti dhurojë Shqipërisë një rezultat pozitiv, pse jo një medalje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb