Një fitore shumë të rëndësishme në këtë javë të Serie A siguroi edhe Lazio. Ekipi kryeqytetas mposhti Geona-n në transfertë me rezultatin 0-1. Ky trepikësh mban në lojë Lazio-n për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Ai që bëri diferencën në këtë sfidë ishte goli i Luis Alberto-s në minutën e 67-të. Elseid Hysaj, anësori kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 36-të, duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6,5:

“U fut i ftohtë në fushë, në një moment të vështirë të ndeshjes. U përshtat shumë mirë. Në pjesën e dytë mori pjesë edhe në manovrat sulmuese duke u konfirmuar si një anësor me shumë kualitet”, shkruan TuttomercatoWeb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: