Kjo ishte një miqësore e veçante për një pjesë të mirë të legjionarëve kuqezi që aktivizohen në Serie A. Nga minuta e parë zbritën në fushë, Berisha, Kumbulla, Ismajli, Hysaj dhe Bajrami, ndërsa si zëvendësues u aktivizua edhe Kristjan Asllani. Ky ishte një test i rëndësishëm edhe për lojtarë si Uzuni apo Armando Broja të cilët janë lakuar shpesh në tregun e transferimeve për një kalim në Serie A. Mbi të gjitha kjo ishte një sfidë e veçantë për Edy Reja-n, teknikun italian që sfidonte për herë të parë vendin e tij. Në përfundim të sfidës, mediat italianë kanë vendosur edhe notat, ku Bajrami dhe Ismajli rezultojnë dy lojtarët më të vlerësuar:

Notat
Notat

Berisha, nota 6: Del në pah me disa pritje të mira, nuk kishte përgjegjësi në 3 golat e pësuar

Ismajli, nota 6,5: Ishte më bindësi në mbrojtjen e Shqipërisë, si në zonë e tij ashtu edhe në zonën kundërshtare, realizoi dhe golin e avantazhit. Me notën 6 u vlerësua zëvendësuesi i tij Adrian Bajrami.

Kumbulla, nota 5,5: Një pjesë e parë me dritë-hije për qendërmbrojtësin roman, rëndon gafa në golin e dytë ku humbi nga mbulimi Raspadorin, autorin e asist.

Mihaj, nota 6: Pozicionohet mirë në zonë, pengon shpesh daljet e azzurrëve në krahun e tij, sigurisht që vuan në disa raste nga tredhëmbëshi i Mancinit

Hysaj, nota 6: Në pjesën e parë kujdeset ekskluzivisht vetëm për të mbrojtur, në të dytën shihet disa herë përpara duke hedhur krosime.

Abrashi, nota 5,5: Një provë e pa qartë për mesfushorin, shihet pak në fazën mbrojtëse, nuk shkëlqen as në mesfushë. Ramadani pa note.

Bare, nota 6: Paraqitje e mirë në mesin e fushës, shpesh edhe më ndërhyrje në limite, ndalon disa aksione. Na notë Qazim Laçi

Lenjani, nota 6: Ndeshje me dy tablo për anësorin e majtë, në hije kur bëhet fjala për të mbrojtur, por aktiv në daljen përpara, flirton edhe me golin, i shpëtuar nga Bonucci në vijën fatale.

Nedim Bajrami, nota 6,5: Fantazisti i Empolit ka meritë të madhe në pjesën e parë ku shërbeu për Ismajlin në golin e avantazhit. Në kompleks një nga lojtarët më të mirë të Reja-s. Me notën 6 u vlerësua zëvendësuesi i tij Kristjan Asllani: Sjell freski dhe kualitet në mesfushën e Shqipërisë.

Broja, nota 6: Lëviz shumë në fazën ofensive, lufton për çdo top, fiton edhe faullin që solli golin e Ismajlit. Nuk ka raste të pastra për të befasuar Meret. Nota 6 për zëvendësuesin e tij, Odise Roshi.

Uzuni, nota 6: Në pjesën e parë është ai më shumë në hije nga faza ofensive e Shqipërisë. Shumë më aktiv në pjesën e dytë, ku krijon përshtjellin në zonën e Italisë. Na notë Skuka.

Reja, nota 6: Hedh në fushë një Shqipëri të vrullshme që kalon shpejt në avantazh dhe që krijon disa raste. Sigurisht një provë e mirë për skuadrën e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb