Në sfidën e tij të parë si titullar me fanellën e Inter, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, Kristjan Asllani jo vetëm që nuk stonoi, por kundër Romës ishte lojtari më i vlerësuar në radhët e ekipit zikaltër, nota 6,5. Pavarësisht peshës specifike të këtij takimi, Asllani tregoi personalitet, forcë dhe klas në këmbët e tij duke dirigjuar mesfushën e Inter.

Shkatërroi aksionet e Romës, flirtoi me golin, praktikisht bëri gjithçka deri në minutën e 78-të, kur u zëvendësua, por për fat të keq, Inter doli sërish duar bosh nga “San Siro”.

Një ndeshje fantastike, për sa kohë ishte në fushë zhvilloi dhe Nedim Bajrami përballë Milan, lojtari më i vlerësuar në radhët e Empolit, nota 6,5.

Mesfushori kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues, por në çdo top që preku ishte rrezik konstant.

Në limitet e ndeshjes bëri me zemër Milan duke realizuar një super gol nga goditja e dënimit.

Si zëvendësues u aktivizua edhe Hysaj në sfidën e fundit atë kundër Spezia-s: “Ka eksperiencë për tu futur në fushë me këmbën e duhur. I dhuron një asist Milinkovic-Savic që dërgoi shifrat në 4-0”, nota 6,5 për Hysaj shkruajnë mediat italiane.

Pjesa tjetër e legjionarëve kuqezi, ata që janë të dëmtur, janë në garë me kohën për tu rikthyer në fushë. Dyshja Kumbulla-Gjimshiti ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit, ndërsa Ismajli vijon terapinë pas dëmtimit të pësuar në sfidën kundër Islandës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb