Roma siguroi një fitore të pastër 0-3 në transfertë përballë Torinos, një trepikësh që i dhuroi një biletë në Europa League. Kjo ishte finalja e parë për Mourinho-n dhe të besuarit e tij, tani në Tiranë shkojnë më të qetë, ku kërkojnë me çdo të bëjnë për vete trofeun e Conference League.

Torino-Roma pa si protagonistë dy futbollistët kuqezi, Marash Kumbulla dhe Etrit Berisha. Mourinho preferoi qendërmbrojtësin kuqezi si titullar dhe 90-minuta në fushë:

Kumbulla
Kumbulla

“Shkon dhe i bën presion kundërshtarëve deri në gjysmëfushë, del edhe përpara ku flirtoi me golin”, nota 6,5 për Kumbullën shkruajnë mediat italiane.

Pikërisht ai që i mohoi golin ishte Etrit Berisha:

Berisha
Berisha

Në ndeshjen e tij të katërt radhazi si titullar, bën disa pritje të një niveli të lartë, duke treguar reflekse të mira, por arrin në kohë vonesë mbi Abraham duke shkaktuar penallti”, nota 5,5 për Berishën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb