PËRGATITI: IGLI ÇELMETA
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, derbi i madh i “Madoninës” dhuroi spektakël. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Mauro Icardi, i cili realizoi 3 gola në fitoren 3-2 ndaj Milanit. Një mbrëmje të tillë, ndoshta nuk e kishte menduar kurrë kapiteni i Interit, i cili në një ndër sfidat më të rëndësishme të sezonit, vendos të bëjë gjithçka vetë. Icardi u bë lojtari i parë që shënon tre gola në derbin e Milanos që nga maji i 2012, atëherë kishte shënuar Diego Milito.

NOTAT E INTERIT:
Handanoviç 6.5 – Një siguri për portën e zikaltërve. Vendimtar në disa raste, bën tre pritje shpëtimtare që vetëm një portier i madh mund t’i bëjë. Por është i pafat në golin e dytë të Milanit sepse topi godet trupin e tij dhe kalon vijën fatale.

D’Ambrosio 6.5 – Markon me kujdes dhe i saktë në pasime. Krahu i djathë me të dhe Kandrevën përpara ishte në super formë, bashkë kuptohen shumë mirë.

Skriniar 7 – Tashmë Interi ka një “bunker” në mbrojtje. Skinrar ishte i përpiktë në çdo lëvizje dhe ndërhyrje. Mbyll mjaft mirë sulmuesit e Milanit, Andre Silva dhe Cutrone.

Miranda 6 – Nuk është në formën e tij më të mirë, por në disa raste eksperienca e tij është siguri për prapavijën zikaltër. Duket i lodhur dhe me një fizik që nuk ka forcë për të mbajtur “peshën” e mbrojtjes. Bën shumë gabime teknike, por ka fatin që ka në krah një mbrojtës si Skrinar, i cili është i aftë të mbyllë çdo gabim të brazilianit.

Nagatomo 5.5 – Të gjithë tifozët e Interit kur e panë titullar në formacion, me siguri e kanë kuptuar qartë që arsyeja e aktivizimit të tij është komerciale. Në Kinë të “çmendur” pas “Brad Pitit”, Nagatomo.  Gjatë ndeshjes Nagatomo i jep shumë hapësirë Borinit, i cili në disa raste ishte i rrezikshëm dhe një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen zikaltër, me një Nagatomo të “humbur” totalisht.

Vecino 6.5 –Një forcë fizike për t’u admiruar dhe një shpirt luani në fushën e lojës. Kartoni i shpejtë i verdhë kushtëzoi lojën e tij, pasi më pas luante me frikën e një kartoni të dytë që mund të ishte fatal për të dhe ekipin. Por arriti t’ia dilte dhe e rriti lojën e tij gradualisht. Në disa momente kishte depërtime që “çanin” mesfushën e Milanit dhe sillnin aksione të rrezikshme për zikaltërit.

Gagliardini 6 – Rikuperon shumë topa në mesfushë por dukej një lodhje fizike në këmbët e tij. Me Vecino përkrah, ndjehet më i sigurtë dhe i “freskët”.

Candreva 7,5 – Pas Ikradit, Kandreva ishte më i miri i ndeshjes. Në fillim u ndal nga shtylla, pastaj një kombinim perfekt me D’Ambrosion dhe krosimi i koordinuar në perfeksion për Ikardin, nga ku erdhi edhe goli i parë . Përveç lojës shumë të mirë në fazën ofensive, Kandreva ndihmon shumë edhe mbrojtjen. Nga minuta 73 ‘, Cancelo 5.5 – Pak minuta edhe për të, por paska fajtor në golin e dytë të Milanit nga Bonaventura, i cili i shpëton pas shpine.

Borja Valero 6.5 – Eksperienca, klasi, cilësia dhe qetësi e tij gjithmonë në shërbim të ekipit. Lëviz prapa Icardit, por është i ngadaltë në veprime dhe forca fizike e tij lë pak për të dëshiruar. Nga minuta 85 ‘Eder (pa notë). Nuk ka rëndësi për të, të jetë titullar apo të luajë 5 minuta, e rëndësishme për të është të “japë” edhe shpirtin në fushën e lojës. Humbet një rast të pastër pas asistit të bukur nga Ikardi.

Perisic 6.5 –Ndihmon shumë mbrojtjen, pasi kërkon t’i japë një dorë Nagatomos në një formë të dobët. Shohim një Persiç më shumë të tërhequr në mbrojtje, dhe jo atë lojtarin e krahut të cilin jemi mësuar ta shohim të shpërthejë me inkursionet e tij nga e djathta në sulm. Por, kombinon “sy mbyllur” me Icardin, perfekt topi i kroatit në golin e dytë.

Icardi 8 –Statistikat e Icardit ndaj Milanit: Saktësia e gjuajtjeve: 100 per qind. Gjuajtjet: 4. Gola: 3. Shanse të krijuara: 2. Faulla të pësuar: 2
Lojtari i ndeshjes, tashmë “të thuash Icardi ke thënë gol”. “Tripletë” e artë për të në derbi. Një “bomber” i vërtetë, vrasës para portës dhe makthi i mbrojtjes së Milanit në çdo prekje topi të tij. Bonuçin e dërgon në ferr, e pamundur për të, që të markojë një sulmues rrace si Icardi. Gjatë gjithë ndeshjes ruan gjakftohtësinë e nevojshme që i duhet një sulmuesi në një derbi. Por, vëmendje mori edhe mënyra e festimit të golit të tretë pasi hoqi fanellën dhe e tregoi atë nga tifozët. Një festim “alla” Messi, që sezonin e shkuar në “Santiago Bernabeu” pasi realizoi golin e fitores 3-2 për Barcelonën festoi në një mënyrë të tillë.

NOTAT E MILANIT:
Donaruma 5.5- Mbrojtja e “tradhëtoi”. I pafuqishëm në tre golat e Icardit edhe pse asnjëri nuk ishte për faj të tij.

Musakio 4.5- Me Bonuccin dhe Romagnolin nuk do ta lëmë Icardin të marre frymë, tha Musakio përpara ndeshjes. Me sa duket kjo deklaratë motivoi më shumë Icardin i cili i shpartalloi dy herë qendrën e mbrojtjes dhe më pas penalltia që vulosi ndeshjen. Musakio, thjesht qëndroi pas hijes së Icardit.

Bonuçi 4.5- Me “paterica” kalon klasën. Një ndeshje shumë e dobët për të, zhgënjim për tifozët e Milanit. Icardi e hipnotizoi dhe nxori komplet jashtë loje. Ndoshta, Bonuçi s’ka mbështetjen e duhur në mbrojtje, nuk ka më një Kielin që e ndihmon në momente të vështira.

Romanjoli 5,5-Nuk jep siguri në mbrojtje, një ndeshje e dobët dhe për t’u harruar për të. Ka nevojë të “piqet” akoma si mbrojtës për të luajtur në ndeshje të mëdha.

Borini 6.5-Një ndër ndeshjet e tij të pakta të mira për Milanin në këtë sezon. Ndoshta kishte edhe “xholin” Nagatomo që e favorizoi ta kishte më të thjeshtë të sulmonte portën e ziklatërve. Të dy topat e golave për kuqezinjtë erdhën nga këmbët e tij.

Kesi 5- Nuk dha asgjë, përveç disa shpërthimeve pa rezlutat në mesfushë. Pa modesti, nuk është lojtar i denjë për të luajtur titullar në një ekip të madh si Milani. (Kutrone 5.5) Ka rrezikshmëri dhe mbart dëshirën për të shënuar por vetëm kaq për të në derbi.

Bilja 4.5- Dobët. Vecino dhe Gialardini, pothuajse e bllokuan në shumë raste. Bilja, sa vjen dhe e ul ritmin e lojës së tij. Pritet më shumë nga ai.

Bonaventura 6.5- Lojtar me “gjak” dhe e kupton vlerën që ka një derbi. Ka energji dhe klas në këmbët e tij,  më i miri për Milanin në fushën e lojës. Tregon zgjuarsi te goli i barazimit të 2-2, pasi i vidhet bukur pas shpine mbrojtjes së Interit.

Rodriguez 5 – Bën disa dalje në krahun e majtë por krosime të gabuara. Në mbrojtje Kandreva ia bën jetën “ferr”. Fajtor në humbje pasi shkaktoi një penallti që mund të evitohej.

Suso 6.5- Në derbi emri i tij gjithmonë është te emrat e më të mirëve. Ka një këmbë të majtë për t’u pasur zili, nga dhe vjen një gol mjaft i bukur nga një gjuajtje e kalibruar në detaj. Së bashku me Bonaventurën ishin më të mirët për Milanin.

Andre Silva 5- S’ka përvojën e duhur për të mbajtur mbi vete, peshën e sulmit të Milanit. Jo shumë agresiv para portës, edhe pse fati nuk ishte me të në një rast kur u ndal nga shtylla. Lokateli (pa notë).
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb