Manchester United ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në Paris ku ka prerë një biletë për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve. ‘Djajtë e Kuq’ e nisën ndeshjen me disavantazhin e humbjes në ndeshjen e parë 0-2 për të realizuar kthimin në transfertë 1-3  duke kaluar më tutje.

Lukaku dy herë dhe Rashford një herë, bënë të pavlefshëm epërsinë e ndeshjes së parë. Sulmuesi ka marrë notën  (8.8)  falë dy golave të shënuar. Rashford është vlerësuar me notën (7.1). Gjithashtu me notë të lartë është vlerësuar edhe Smalling  (7.3).

Mbrëmje për t’u harruar ajo në kampin e parisienevë ku  dështoi plotësisht vija e mbrojtjes. Kehrer me (5.0)  dhe Kimpembe (5.5), janë vlerësuar dobët për paraqitjet e tyre në këtë disgfatë.  Ndërsa dështimi i ndeshjes ishte Gianluigi Buffon i cili u vlerësua me (4.8).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb