Real Madrid u kualifikua mes drithërimash në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve çerekfinale ndaj Juventusit. Juventusi i befasoi të gjithë në ndeshjen e kthimit, prandaj është vlerësuar me notë të përgjithshme më të lartë (7.03), kundrejt notës së ekipit vendas (6.51).

Mario Mandzukic është shpallur lojtari i ndeshjes (8.6), ndërsa pas tij te Juventus janë vlerësuar Gonzalo Higuain (8.0) dhe Douglas Costa (7.6). Lojtari me notën më të ulët te Zonja e Vjetër është vlerësuar Medhi Benatia (5.5) për shkak të penaltisë që u akordua dhe që e eliminoi Juven.

Cristiano Ronaldo (7.7) ishte vazhdimisht i rrezikshëm dhe e shënoi golin që e kualifikoi Realin, prandaj ka marrë vlerësimin më të lartë te Los Blancos. Nga ana tjetër, portieri Keylor Navas (5.6) mori notën më të ulët te Mbretërit pas gabimit në golin e Blaise Matuidit.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

real-3
juve
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb