Atalanta fitoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Interit, në një takim që e dominoi tërësisht, dhe titullarë ishin edhe të dy shqiptarët, Etrit Berisha në portë, si dhe Berat Gjimshiti në qendrën e mbrojtjes, i cili ishte protagonist duke shënuar edhe golin e tretë.

Ndërkohë, sipas “TuttomercatoWeb”, Berisha është vlerësuar me notën 5: Spektakor në pjesën e parë. Gabon në nisjen e topit, në rastin që çon në penalltinë e Interit, shndërruar në gol nga Ikardi. Balotazhi me portierin tjetër Golini, do të jetë në diskutim tashmë që vjen edhe pauza e kombëtareve.

Nga ana tjetër, me një notë mjaft të lartë vlerësohet Gjimshiti, 7, nga më të mirët në mbrojtje, por edhe në përgjithësi në të gjithë ekipin. “Titullar në vendin e Palominos, shruan PanoramaSport. Një paraqitje mjaft e mirë, dhe aspak inferior, ndaj një reparti ofensiv me shumë cilësi, si ai i Interit. Gjen edhe golin e parë me Atalantën këtë sezon.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb