Serie A mbetet baza e përfaqësueses, por për fat të keq në këtë periudhë një pjesë e legjionarëve kuqezi janë të dëmtuar, aktivizohen pak ose aspak. Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla vijojnë stërvitjen të diferencuar, ndërsa premtimi i madh, Kristjan Asllani vjen në Kombëtare me 29 minuta në total në të gjithë kompeticionet me fanellën e Inter.

Lajmi i mirë është rikthimi i Elseid Hysaj. Më në fund anësori kuqezi ka rifituar besimin e mentorit të tij, Sarri e preferoi sërish si titullar në sfidën e fundit atë kundër Cremonese të fituar me rezultatin e pastër 0-4. Hysaj qëndroi në fushë për 90-minuta duke u vlerësuar me notën 6: “Një ndeshje e kujdesshme nga ana e tij. Përmbushi me sukses detyrat e dhëna nga trajneri, nga krahu djathtë nuk ishte asnjë rrezik”.

Hysaj
Hysaj

Adrian Ismajli është i vetmi legjionar që mbetet titullar fiks, trajneri i Empolit është i dashuruar pas qendërmbrojtësit kuqezi. Ndaj Bologna zbriti në fushë nga minuta e parë së bashku me Nedim Bajramin.

Ismajli Bajrami
Ismajli Bajrami

Rikthimi i fantazistit si titullar është një lajm i mirë edhe për Edy Reja. Bajrami qëndroi në fushë deri në minutën e 65-të duke u vlerësuar me notën 5,5: “Lëviz shumë mes linjave, por nuk ishte shumë efikas si në pjesën ku duhet të mbështeste dy sulmuesit ashtu edhe në goditjet në kuadrat”.

Me notën 6 u vlerësua Ismajli: “Duhet të përballet me golashënuesin Arnautovic, e kryen në mënyrën më të mirë të mundshme duke i dhuruar në fund Empolit fitoren e parë sezonale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb