7 gola për 3 pikë, Lazio feston në transfertë përballë Spezia pas suksesit 3-4, një ndeshje ku Thomas Strakosha ishte një nga lojtarët më pak të vlerësuar në radhët e ekipit kryeqytetas:

“Fjala e duhur për këtë 90-minutësh është pasiguri. Heziton në golin e parë, pozicioni jashtë loje i Verde shmang një figurë të keq.

Strakosha
Strakosha

Në dy rrjetat e tjera nuk ka shumë faj, nota 5 për Strakosha”. Ky ishte një derbi shqiptarësh në distancë pasi Rey Manaj u aktivizua titullar:

Manaj]
Manaj]

“Lufton shumë, i vetëm mes Patric dhe Acerbi, përpiqet t’i mbaj lart shokët e tij duke luftuar si luan. Nuk humbet një top, vrapon pafund duke dhënë shpirtin në fushë për Spezia, nota 6,5 për Manaj”, shkruajnë mediat italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb