Spal-Verona ishte një “mini derbi” mes shqiptarësh, Berisha përballë dyshes Kumbulla-Rrahami, të tre futbollistët zhvilluan një 90-minutësh perfekt duke qenë nga lojtarët më të vlerësuar. Talenti kuqezi, Marash Kumbulla, vijon të befasoj mediat italiane:

Verona
Verona

“Nuk është më një surprizë, perfekt në markim, mban larg Petagna ka zona e rreptësisë. Në ëndrrën e bukur veroneze është një nga protagonistët absolut, nota 6,5 për Kumbullën”.

Me gjysmë note më shumë është vlerësuar Rrahmani: “Si gjithnjë i pagabueshëm në mbrojtje por këtë herë kishte shumë dëshirë dhe për të shënuar, e provoi diçka të tillë gjatë pjesës së parë me një depërtim ndërsa në të dytën me një goditje precize”.

Berisha
Berisha

I vetmi i cili u përpoq të mbante Spal në lojë ishte Etrit Berisha, pavarësisht dy golave të pësuar gardiani kuqezi ishte lojtari më i vlerësuar, nota 7: “Mban Spal në lojë me çfarë të mundet, bën mrekullinë mbi Rrahmanin në pjesën e parë, ndal në dy kohë edhe Pazzinin”.

Strakosha
Strakosha

Një paraqitje pozitive zhvilloi dhe Tomas Strakosha përballë Brescia: “Balotelli e befasoi nga shumë pranë, për pjesën e mbetur të ndeshjes nuk i duhet të ndërhyj në asnjë moment, nota 6 për Strakoshën”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb