Pas humbjes 2-1 në sfidën e parë, Lazio nuk arrin të fitojë ndeshjen e kthimit përballë Portos, nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 duke i dhënë fund aventurës në Europa League. Strakosha ka fituar besimin absolut të Sarri teksa edhe në këtë sfidë zbriti në fushë si titullar:

“I kupton krahun Taremi por nuk e arrin. Reflektiv në pjesën e dytë në dy raste të pastra të Otavio dhe Vitinha duke mbajtur Lazio në lojë. Në fund as Strakosha nuk mjafton duke mos ndalur dot goditjen e Uribe”, nota 6,5 për Strakosha shkruajnë mediat italiane.

As në këtë sfidë Elesid Hysaj nuk u preferua titullar nga Sarri, por u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 54-ët: “Ka një impakt të mirë në ndeshje por edhe ai përfundon duke vështruar Uribe”, nota 5,5 për Hysaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb