Në Shqipëri flitet shumë për Marash Kumbullën dhe Berat Gjimshitin, por në Serie A vijon të shkëlqejë një tjetër qendërmbrojtës kuqezi, Adrian Ismajli. Rikthimi i tij pas një dëmtimi të gjatë ka sjell siguri dhe stabilitet në mbrojtjen e Empolit.

Ismajli rezultoi edhe një herë lojtari më i vlerësuar në radhët e ekipit toskan pas fitores së pastër 2-0 përballë Cremonese-s:

“I mirë pozicionuar dhe i vështirë tu kaluar. Ish mbrojtësi i Spezia-s rezultoi lojtari më i vlerësuar në mbrojtjen e Empolit, kjo edhe pasi shpëtoi portën në goditjen e Buonaiuto-s”, nota 6,5.

Ismajli Bajrmami
Ismajli Bajrmami

Me të njëjtën notë u vlerësua edhe Nedim Bajrami: “Për 88-të minuta është e vështirë të gjesh gjurmë nga prezenca e tij, por në momentin më përcaktues të sfidës, me shumë klas ideoi një kundërsulm të shpejtë të finalizuar me gol duke mbyllur sfidën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb