Kjo ishte një fundjave perfekte për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Serie A, pjesa më e madhe e tyre dhuruan show, madje gjetën edhe golin si në rastin e Asllanit dhe Berat Gjimshitit, ndërsa Etrit Berisha i priti një penallti Insigne.

I shumë përfolur në tregun e transferimeve, Kristjan Asllani, bëri të madhin pikërisht në “San Siro”, kundër Inter, një nga skuadrat e shumë që kërkon shërbimet e tij, goli i tij ishte fantastik:

“Luan kundër Brozovic, shpesh, kur ia dha mundësia, pa edhe nga faza ofensive. Në pjesën e parë shfrytëzojë një pas të Fiamozzi duke dërguar shifrat në 0-2, nota 6,5 për Asllanin”.

Asllani Bajrami
Asllani Bajrami

Me një notë më pak u vlerësua Bajrami, në hije në pjesën më të madhe, u zëvendësua në minutën e 60-të.

Një gol prej “bomberi” realizoi edhe Berat Gjimshiti në fitoren 1-3 që Atalanta arriti kundër Spezia: “Largoi përgjegjësitë e golit të shënuar nga Verde duke shënuan një gol me shumë peshë në minutën e 73-të, nota 7 për Gjimshitin”.

Gjimshitii
Gjimshitii

Me notën 6 u vlerësua Manaj pas këtij takimi, për sa kohë u aktivizua dha gjithçka në fushë, luftojë me shpirt kundër Gjimshiti dhe Demiral.

Me notën 7 u vlerësua këtë fundjave edhe Etrit Berisha: “Në pjesën e parë bëri disa dalje të mira. Penalltia që i priti Insigne e bën atë më të mirën për ekipin e tij”.

Titullar zbriti sërish Strakosha në fitoren 2-0 që Lazio siguroi përballë Sampdoria ndërsa Hysaj u aktivizua në minutën e 78-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb