Të dy kullat e katedrales së Notre Dame “janë të sigurta”, deklaroi pak çaste më parë Laurent Nunez, sekretar i ministrit të brendshëm të Francës, disa orë pasi një zjarr i madh shkatërroi dhe dogji pjesën më të madhe të çatisë  së katedrales së Notre Dame dhe kërcënoi të gjithë arkitekturën shekullore nga brenda, shkruan CNN.

“Zjarri tani është më i dobët. Të dy kullat e katedrales janë të sigurta. Ne ende po punojmë për të shpëtuar veprat e arteve katedrale, “u tha Nunez gazetarëve në vendngjarje.
Një zjarrfikës është plagosur rëndë, tha komandanti i përgjithshëm i zjarrfikësve të Parisit Jean-Claude Gallet.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb