FRANCE

Zjarri i madh që shkatërroi pjesërisht katedralen e Notre Dame në Paris u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autoritet vendase lajmëruan se situata është nën kontroll.

Si pasojë e zjarrit, është shkatërruar dy e treta e tavanit por falë punës së 500 zjarrëfikësve arriti të shpëtohej struktura e katedrales së famshme.

Prokuroria e Parisit ka nisur hetimet për zjarrin, ndërsa policia ka hedhur hipotezën se gjithçka nisi gjatë punimeve për restaurimin e katedrales. “Le Monde” shkruante se zjarri nisi në papafingon e monumentit përpara se të përhapej në çati.

Ndërkohë, ekipet garuan për të shpëtuar thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850-vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare. Në fotot e mëposhtme mund të shihni si duhet katedralja e Notre Dame mëngjesin e sotëm që ka pushtuar mediat ndërkombëtare prej mbrëmjes së kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Historia 850-vjeçare
E dhimbshme është të flasësh për të shkuarën e “Notre Dame de Paris” që vetë është pjesë e historisë së Francës. Katedralja mesjetare ‘Zonja Jonë e Parisit” përfundoi së ndërtuari në shekullin e 13-të dhe konsiderohej po aq kryevepër arkitekture, sa edhe një simbol fetar. Stoike në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, katedralja është një nga objektet më të njohura turistike të Parisit dhe tërheq rreth 13 milionë vizitorë në vit.

Katedralja 1
Katedralja 1

Në vitin 1160, për shkak se kisha në Paris ishte bërë “Famulli e mbretërve të Evropës”, peshkopi Maurice de Sully e cilësoi katedralen e mëparshme të Parisit, Saint-Étienne e cila ishte themeluar në shekullin e 4-të, si të padenjë rolin e saj të lartë dhe e kishte prishur menjëherë pas marrjes së titullit të peshkopit të Parisit. Sipas legjendës, Sully kishte një vizion të një katedrale të lavdishme të re për Paris, dhe e skiconte atë në tokë jashtë kishës origjinale.

Për të filluar ndërtimin, peshkopi kishte shembur disa shtëpi dhe kishte ndërtuar një rrugë të re për të transportuar materiale për pjesën tjetër të katedrales. Ndërtimi filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII, por ka diskutime të ndryshme nëse Sully ose Papa Aleksandri III hodhi gurthemelet të katedrales. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345.

Ndërtimi i saj edhe sot shihet si një nga arritjet më të mëdha të arkitekturës franceze të stilit gotik. Katedralja ishte pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, por francezët e kishin ruajtur atë jashtëzakonisht mirë. Shumica e dritareve ishin origjinale dhe që nga shekulli i XIII kishte parë vetëm ndryshime të vogla.

Katedralja, mbi 100 metra e lartë, dallohej veçanërisht për 3 fasadat e saj të mëdha, ku janë gdhendur pamje e figura që ilustrojnë temat kryesore teologjike dhe tregime biblike. Për arsye të arkitekturës, Katedralja Notre-Dame vazhdonte të ishte një destinacion i rëndësishëm turistik për njerëz fetarë ose laikë.

Një shembull fantastik i artit gotik-klasik, katedralja ishte 130 metra e gjatë, 48 e gjerë, 36 e lartë nga brenda, ndërsa nga jashtë, 69 metra. Ajo mund të zinte 6550 persona.Katër rozonet, lule të mëdha prej guri e qelqi, me diametër trembëdhjetë metra, mbi një balaustër 7-metrash, ishin kryevepra të papërsëritshme. Lakueshmëria e plumbit u krijon vetratave mundësinë t’i bëjnë ballë erës, ndërsa struktura e fuqishme prej guri e prej hekuri e mbante prej shekujsh gjithë peshën e ndërtesës.

Katedralja kishte 10 kambana, më e madhja ishte vendosur në kullën jugore dhe peshon pak më shumë se 13 ton dhe është ngarkuar për të shënuar orët e ditës dhe për raste të ndryshme dhe shërbime. Kjo kambanë gjithmonë bie e para, të paktën 5 sekonda para pjesës tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb