E kanë kaluar shifrën e 600 milion euro donacionet për restaurimin Notre-Dame, sipas një numërimi të realizuar nga Bfm-Tv. Mes tyre ndër të fundit, ato të familjes Bettencourt-Meyers, familja më e pasur e Francës, dhe e treta në botë, trashëgimtarë të kolosit L’Oreal, që ka njoftuar një donacion prej 200 milion euro, 100 prej të cilave do të kalojnë nëpërmjet fondacionit Bettencourt Schueller.
Për momentin bëhet fjalë për kontributin më të rëndësishëm për restaurimin e katedrales së dëmtuar nga zjarri, të tjera 200 milion euro janë premtuar nga grupi LVMH i familjes Arnault.

Miliarderi Francois-Henri Pinault ka dhuruar 100 milion euro. Themeluesi i grupit të famshëm të firmave të luksit Gucci, Pomellato, Saint Laurent, dhe presidenti i grupit Artémis, bashkëshort prej 2009 i aktores Salma Hayek ka qenë i pari që i është përgjigjur thirrjes për donacione. Edhe administratori i deleguar i Total, Patrick Pouyanne ka njoftuar kontributin e tij me 100 milion euro nga ndërmarrjet e tij të ndërtimit. Macron ka lançuar një mbledhje fondesh ndërkombëtare.

Katedralia e famshme e Notre-Dame në Paris, u përfshi nga flaket pasditen e djeshme dhe si pasojë, maja e saj dhe komplet çatia u shkatërruan.
Per rikonstruksionin e Kishës së famshme do të duhet 10 deri në 15 vjet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb