Novak Djokovic është mbret i “Australia Open” duke mposhtur në finale 3-0 me sete Rafael Ndal. 2 orë e 4 minuta ka zgjatur finalja, me Djokovic i cili është në formë të shkëlqyer duke fituar të tre setet me shifrat 6-3, 6-2, 6-3.

Një finale pa shumë histori pasi Ndal vuajti shumë freskinë fizike të kundërshtarit, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të fituar për herë të 8-të këtë turne. Për tenistin serb kjo ishte hera e 7-të që triumfon në Australia Open.

Djokovic e dërgon në 15 numrin e turneve të fituar, 2 më pak se Nadal dhe 5 më pak se Roger Federer, rekordmeni absolut i tenisit për meshkuj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb