Historia me tenistin serb Novak Djokovic mund të përsëritet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas asaj që ndodhi në Australi. Numri 1 në botë për meshkuj është regjistruar në turneun Masters të Indian Wells (nis më 10 mars në Amerikë), por prania e tij aty është e paqartë.

Shkak është vaksina anti-Covid, të cilën Djokovic nuk e ka kryer, çka solli edhe përjashtimin e tij nga Australia, pak orë para fillimit të grand slam-it. Turneu i Indian Wells ka publikuar një njoftim se për të marrë pjesë duhet që tenistët të kenë kryer vaksinën anti-Covid.

Për pasojë, ai mund të mos lejohet të luajë në këtë turne Masters, pasi ende nuk është vaksinuar. Edhe mjaft turne të tjerë Masters apo grand slam e kanë bërë të detyrueshëm kryerjen e vaksinës, ndaj karriera e Djokovic është në dilemë. Ai rrezikon të humbasë edhe kreun e renditjes botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb