Tenisti serb Novak Djokovic ka shkruar një tjetër faqe të rëndësishme të historisë së tenisit dhe karrierës së tij. Numri 1 në botë për meshkuj ka arritur një tjetër rekord, atë që mbahej nga ikona e tenisit Steffi Graf.

Dy tenistët tashmë mbajnë të njëjtin numër javësh në krye të renditjes botërore: 377 javë. Asnjë tenist tjetër nuk ka qëndruar në krye të renditjes botërore më shumë se Graf e Djokovic, me serbin që javën e ardhshme mund ta thyejë këtë rekord dhe ta mbajë atë tërësisht për vete.

Te meshkujt, serbi është prej kohësh në krye të kësaj renditje, teksa në vendin e dytë, me 310 javë, ndodhet Federer. Djokovic ruan për momentin kreun e renditjes botërore me 6.980 pikë, 500 pikë më shumë se vendi i dytë, ku ndodhet spanjolli Carlos Alcaraz.

Ky i fundit ka mundësi ta barazojë serbin në rast se fiton këtë javë turneun e Buenos Aires dhe në rast se kjo gjë ndodh, atëherë të hënën e ardhshme do të kemi dy tenistë në vendin e parë me pikë të barabarta. Si kurrë më parë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb