Në numrin e sotëm, siç bëjnë të ditur mediat serbe, kjo gazetë shkon tepër larg, duke i frikësuar serbët dhe duke krijuar urrejtje për shqiptarët te ta.

Gazeta serbe “Vecernje novosti” (Lajmet e mbrëmjes) është ndër gazetat serbe, të cilat kohëve të fundit, e sidomos pas paralajmërimeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, bën propagandë agresivë ndaj Kosovës e shqiptarëve.

Siç shihet nga ballina e saj, kjo gazetë në numrin e së enjtes kryetemë ka tekstin me mbititull “Plan i KFOR-it e i shqiptarëve” e titull “Ushtrojnë goditjen në tanket serbe”. Dy nëntitujt janë: “Përgatiten për opsionin e ndërhyrjes së trupave tona në Kosovë” dhe “Aksionin e udhëheqin amerikanët nga baza Bondsteel”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: