Rudi Vata, ish futbollisti i Kombëtares, në intervistën e tij për Neës24, u dal fillimisht në një histori shumë të bujshme, sot duket më shumë si një skenar filmi. Më 30 maj 1992, Shqipëria udhëtoi për herë të parë drejt Islandës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Europianin e vitit 1992. Ky udhëtim i para 32 viteve ka pasur histori sa të dhimbshme dhe shqetësuese për ngjarjet që kanë ndodhur. E para ka të bëjë me peripecitë e shumta gjatë udhëtimit transit në aeroportin Hithrou në Londër, për të vijuar më pas udhëtimin nga Anglia drejt Islandës.

Dihet që gjatë udhëtimit transit të kuqezinjve ka ndodhur një episod i pakëndshëm, që edhe sot pas pak më shumë se tri dekadash flitet me rezerva prej disa protagonistëve, pasi tetë lojtarë u shoqëruan dhe u ndaluan nga policia londineze, për shkak të veprimeve që kishin kryer një pjesë e konsiderueshme e delegacionit në aeroportin e Hithrout.

Rudi Vata kujtoi këtë episod por dhe një ngjarje tjetër, që sërish për kohën ishte e veçantë, ku një tifoz nudo, u fut në fushë gjatë kohës që po këndohej himni. Vata e kujton me sportivitet atë transfertë shumë të veçantë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb