EGJIPT

Zemërim dhe indinjatë në Egjipt për videon e publikuar nga një i ri, që me të fejuarën është ngjitur në piramidën simbol të Egjiptit, atë të Keopsit, duke dëshmuar më pas me foto që ka seks ‘poshtë qiellit’.

Funksionarët e zonës arkeologjike kanë hapur një hetim në lidhje me rastin. Pamjet janë realizuar pas perëndimit të diellit, në një zonë të mbyllur për publikun pas orës 17:00.

Andreas Hvis, turist dhe fotograf danez, protagonist i kësaj video ka komentuar: ’Seks në majë të piramidës, pasi kaluam forcat e sigurisë dhe arritëm në majë… Nuk filmova pasi kisha frikë se na shihnin’.

Sekretari i përgjithshëm Këshillit Suprem të Antikitetit në Egjipt, Mustafa Waziri, ka shpjeguar që ministria po ekzaminon videon e publikuar nga fotografi danez për të kuptuar se si ka ndodhur e gjitha kjo dhe nëse gjithçka është reale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb