Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, nuk arriti që të siguronte finalen e Big Brother, por mori më shumë se sa çmimi i madh.

Ajo u deklarua se e fitoi Big Brother-in e saj, pasi iu bë dhuratave që ajo ëndërronte, një apartament për të dhe fëmijët e saj.

Mbrëmjen e së shtunës, Arjola vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, duke shprehur në mbishkrimin e saj mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkroi Demiri në mbishkrimin e fotografisë. Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për aventurën e saj në Big Brother VIP.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: