Donaldi u shpall i dyti në këtë rrugëtim të “Big Brother”.

Ai u shpreh falënderues për eksperiencë dhe tha se ndihet i emocionuar kur sheh që ka kaq shumë mbështetje.
“Shumë e çuditshme, për mua ka qenë eksperiencë unike. Ka pasur emocione të forta dhe e kam shijuar pafund.

Sido që të jetë jam realisht dhe i marr anën pozitive gjërave. Dua ti marr gjërat pozitive kësaj eksperience. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur e votuar e kanë qenë krah me mua. I falënderoj të gjithë”, tha Donaldi.

Kujtojmë që aktori ka qenë një nga personazhet më të fortë në “Big Brother”, e do të mbahet mend për emocionet e dhuruara e debatet e ashpra që është përfshirë me personazhet e tjerë VIP, kryesisht me Einxhel dhe Donaldin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb