Nga zyra në fushë. Shefi i klubit të Domosdovës, Ardit Facja, vendos të rikthehet të luajë për skuadrën. Mungesa e disa lojtarëve dhe rregullorja e FSHF­së që ka vendosur limit për futbollistët jashtë qarkut ka bërë që Facja t’i rikthehet fushës. Edhe pse me vetëm 5 ditë stërvitje në këto 4 muaj, shefi i klubit Ardit Facja është detyruar të aktivizohet titullar me Këlcyrën.

“Kishim mungesa të theksuara në repartin mbrojtës dhe më duhej të aktivizohesha pasi nuk plotësonim 11­shen duke shënuar edhe një gol nga rreth 30 metra me goditje dënimi. Me atë përgatitje që kisha dhe moshën mbi supe quaj sukses të rezistoja pa u dëmtuar deri në fund. Golin ia dedikoj djalit tim të vogël”, tha Facja.
(Panorama)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: