Mjeku i mirënjohur kardiolog, Dr. Mihal Tase i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 ka hedhur poshtë mundësinë që Shqipëria të bëjë dot testime masive.

Dr. Tase thotë se kjo është diçka e pamundur jo vetëm për Shqipërinë por dhe për gjithë botën për dy arsye, kohës dhe ekonomisë.

Po ashtu kardiologu shton se mjafton që në Shqipëri të bëhet mirë anketa epidemiologjike me kontaktet e ngushta të pacientëve të infektuar. Nëse kjo do bëhej në mënyrë të mirë do të ishte diçka e madhe për Dr. Mihal Tasen.

”Diferencë e madhe mes këtij koronaviusi dhe paraardhësve. Sar- Cov1 prekën 8 mijë e 100 persona, kishte vdekshmëri të madhe por u mbyll me aq.
COVID-19 ka një vdekshmëri më të madhe. Ato që ne themi 3 milionë janë të infektuar, mbi 105- 110 mijë në SHBA, dhe pjesa tjetër në Europë.
Ky 3 milionëshi është vetëm maja e ajsbergut. Në një studim kanë tentuar të gjejnë antikorpet e tyre që kanë kaluar COVID-19. Nuk dimë sa vetë e kanë kaluar. Ka një problem, nuk e njohim mirë situatën epidemiologjike. Nuk kemi të gjithë të prekurit dhe është e pamundur ta kesh. Problemi më i madh nuk është i atij që është i sëmurë por i atyre që përhapin dhe kanë sëmundjen.
Testim masiv nuk bëjmë dot. Po flasim për fuqitë më të mëdha ekonomike. SHBA ka bërë 5 milionë testime, është shumë e vështirë t’i bësh të gjithëve.
Nëse ndiqet mirë anketa epidemiologjike. Sa më mirë të bëhet anketa me kontaktet e pacientit do ishte bërë gjë e madhe. Kjo do ishte e pamjaftueshme. Nuk teston dot 8 miliardë njerëz, prej ekonomisë dhe kohës.

PYETJE: Sa të rrezikuar pacientët që vuajnë nga zemra?

Ka një arsye. Arsye e thjeshtë sepse në përgjithësi në një situatë normale kur s’kemi pandemi, epidemi. Numri më i madh i të sëmurëve në gjithë botën nuk është nga sëmundjet pulmonare por kardiovaskulare. Më e madhe se kanceri, diabeti, veshkat.
Numri i të sëmurëve nga zemra është shumë më i madh. Ata që vuajnë na insuficiencë kardiake kanë detyrimisht probleme me mushkëritë. Sëmundja e dytë që shoqëron COVID-19 është hipertensioni sepse 50% e popullatës së rritur ka këtë sëmundje.
Këto janë sëmundje që janë të shpeshta, dhe kur ke këto kur ke COVID ecuria është më e keqe, mbi 25-26%. Pjesën tjetër mund të jetë shumë më e ulët. Prandaj dhe të moshuarit janë më të rrezikuar. ”- tha Dr. Mihal Tase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb