Që nga mazashi pranë kyçit të këmbëve e deri tek stimulimi i mendjes, mjekësia kineze ka hyrë në detaje kaq të imta sa eksperienca mijëra vjeçare vijon të rrisë kuriozitetin. Aiva Duka njohëse e mirë e kësaj fushe, e ftuar në “Vila24” ka dhënë një “manual” për një gjumë të mirë, me 0 shpenzime.

Ajo thotë se na duhet të bëjmë kujdes me orën e ngrënies dhe sasinë në darkë, masazhin, komandimi i trurit për një “zhytje” të thellë në gjumë , realizimi të frymëmarrjes së thellë dhe masazh i muskujve të qafës për të ulur tensionin arterial dhe të zonës afër kyçeve të këmbëve. Lidhja mes nervave që kalojnë pranë kyçeve dhe gjumit, ka të bëjë me zonat përgjegjëse të zorrës së hollë e cila nxitet të përfundojë të plotë procesin e saj të shpërbërjes së lëndëve në trup.

Në fund Duka i përgjigjet kureshtjes së moderatores Brunilda Lahe se pse shpeshtia e masazheve apo çdo ritual relaksi përkon me numrat tek, që sipas mjekes Duka, lidhet me numra që interpretojnë cikle të universit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: