Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur pushimin e shqyrtimit të ankimimit të Vetëvendosjes për Qarkun e Lezhës, për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Me anë të një mesazhi, ankimuesi dhe kandidati i pavarur Iljaz Shehu, shpjegonte arsyet e mospjesëmarrjes në seancë, duke theksuar se ka humbur besimin në këtë organ.

“Kas i konsultuar në vend vendos pushimin e shqyrtimit të ankimit administrativ. Ky vendim shpallet sot në orën 11:15. Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e botimi në fletoren zyrtare“, tha përfaqësuesi i KAS, Koli Bele.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: