Një video e publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjete sociale, sjell dëshminë e Ali Meçit nga Shijaku, shtëpia e të cilit u shkatërrua gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në këtë rrëfim, Meçi tregon të gjitha momentet, duke nisur që nga dita e ngjarja e trishtë, jetesa në çadër, e deri në ndërtimin e shtëpisë së re.

Meçi theksoi se fillimisht nuk e besoi se shtëpia do të rindërtohej, por tanimë që ajo është gati, ai ndihet shumë i kënaqur.

“Si të gjithë familjeve të tjera në fatkeqësinë e 26 nëntorit, të tërmetit, fillova punën time, derisa më erdhi çadra. Për t’u strehuar bëra këtë barakën e vogël dhe u strehova këtu. Për një javë, u vendos çadra dhe u sistemova atje më pas.

Ishim shtatë persona, vështirësi kishim, po ç’a të bënim. Në gusht nisi rindërtimi, s’kisha besim, por kur erdhi fadroma këtu më shkriu gjaku. Shtëpia u ndërtua për 4 muaj, është 3 plus 1. Jam shumë i kënaqur, ndërtimi do punë, por jam shumë i kënaqur. Shpëtuam gjallë fatmirësisht. Më tha nipi o gjyshi na vrau, u harruan ato”, u shpreh Meçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: