SHBA

Një 30-vjeçar nga Teksasi ka humbur jetën pasi mori pjesë në një “party-COVID”, sepse ai mendonte se koronavirusi është një mashtrim. Lajmi u bë u dituar nga mediat amerikane duke cituar shefen e së Mjekësisë Metodistike të Kujdesit Shëndetësor në Teksas, Dr. Jane Appleby.

Ajo tha se pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte marrë pjesë në të ashtuquajturën party-COVID para se të infektohej me koronavirus.

Kjo festë u mbajt nga dikush që ishte diagnostikuar i prekur me COVID-19 dhe ideja e festës ishte për të vërtetuar nëse virusi është i vërtetë, pra nëse dikush do të infektohej. Pas kohë pas festës 30-vjeçari u sëmur rëndë.

30-vjeçari pak ditë para se të vdiste i tha infermieres së kishte bërë një gabim shumë të rëndë. “Kam bërë shumë gabim, mendoja se ishte një shaka por nuk ishte ashtu”- tha ai.

Jane Appleby tha se kohët e fundit ka parë shumë raste të koronavirusit te njerëzit rreth 20-30 vjeç dhe se lutja e vetme e saj për komunitetin dhe veçanërisht për të gjithë të rinjtë, është që ta marrin seriozisht dhe të mbajnë maskën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: