Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Berat, ku një 50-vjeçar kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja është regjistruar në lagjen ‘8 Nëntori’.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se personi, Adrian Dardha kërcënon se do të hidhet nga lartësia pasi nuk do të largohet nga banesa ku bashkia i ka siguruar për të jetuar, ndërkohë që qiraja paguhej nga ky institucion.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie si dhe forcat e shërbimit zjarrëfikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb