Deputetja Flutura Açka, ka komentuar zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Açka u shpreh se nuk e njeh shumë figurën e re të zgjedhur nga PS, ndërsa u shpreh se ishte e bindur shumë më herët se PS e kishte zgjedhur emrin e ri.

Po ashtu referuar letrës së Presidentit të ri Bajram Begaj i cili u shpreh se nuk është i zoti me fjalimet, Açka theksoi se presidenti është një figurë që duhet t’i flasë shqiptarëve, mund të mos dijë të mbajë fjalime, por të flasë me zemër.

“Nuk mund të shkonte në bojkot, e kuptoj pozicionin e Alibeajt, e mbështes. Unë e kam ditur që PS e kishte zgjedhur Presidentin. Nuk e njoh, por më kërceu pak kur tha se unë nuk di të mbaj fjalime,. Presidenti duhet t’i flasë shqiptarëve, unë nuk di të mbaj fjalime si këta burrecë që duket se mbajnë fjalime por janë vetëm populistë dhe nuk i kanë dhënë asgjë këtij kombi, por fol me zemër”, tha më tej ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb