TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin demokrat, Ervis Salianji, sa i takon akuzave për çështjen “Babalja”.


Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha shkruan se për të dënuar Salianjin, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, që sipas tij, zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.


I revoltuar me këtë vendim të Akuzës, Basha deklaron prerë se akush nuk do të arrijë dot kurrë t’i mbyllë gojën Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike, ndërsa shton se beteja me krimin do të vazhdojë.


“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, shkruan Basha.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb